Dy rastet të dhunimi raportohet të kenë ndodhur, njëra në Mitrovicë e tjetra në Malishevë.
Policia ka njoftuar se në të dyja rastet janë arrestuar të dyshuarit të cilët u raportuan në Polici se kanë kryer veprën penale dhunim.
“Mitrovicë 01.12.2025-13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Po ashtu policia njoftoi se të martën është arrestuar personi i dyshuar në Malishevë.
“Malishevë NN. Me 02.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare, Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.