Ish-deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar sërish lidhur me diskutimet publike rreth qëndrimeve të ekspertëve amerikanë, duke thënë se ata janë keqinterpretuar dhe se komentet e tyre po i japin të drejtë asaj.
Në një postim, ajo ka listuar pikat kryesore që, sipas saj, ekspertët amerikanë kanë theksuar në diskutimet e tyre.
“1. Pajtohen që duhet të ketë një raport të qeverisë amerikane për sulmin terrorist në Banjskë dhe për përfshirjen e shtetit të Serbisë në këtë sulm;
2. Kundërshtojnë largimin e sanksioneve ndaj NIS-it të Serbisë;
3. Mbështesin vazhdimin e asistencës së Amerikës ndaj FSK-së;
4. Pajtohen se SHBA dhe BE duhet të rrisin presionin ndaj Serbisë për respektimin e marrëveshjeve të dialogut;
5. Konfirmojnë se Serbia angazhohet për pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi;
6. Konfirmojnë se Serbia shkel të drejtën e përdorimit së gjuhës shqipe në institucione publike në Serbi”, ka shkruar ajo.
Sipas saj, këto pika tregojnë qartë orientimin pro-Kosovë dhe kundër agjendave ruse të ekspertëve në fjalë.
“PO PRA! PIKËRISHT!”, shkruan Kica-Xhelili, duke theksuar se të gjithë këta ekspertë janë të unifikuar në dy qëndrime: janë kundër politikave serbe, por po ashtu kritikë ndaj kryeministrit Albin Kurti.
“Këta ekspertë PRO-Kosovë dhe anti agjendave ruse, sikurse po e vëreni nga komentet e tyre, deklaruan njëzëri që Kurti është pengues.
Pra, e përbashkëta e tyre ishte se janë kundër politikave serbe, dhe kundër Kurtit.
Veç po e konfirmoni atë që thash”, shtoi ai.