Avdullah Hoti, ish-Kryeministër i Kosovës, ka publikuar sot një postim në Facebook duke kujtuar dy ngjarje kyçe nga aktiviteti i tij ndërkombëtar.
Ai përmend se më 4 shtator 2020 ishte pritur në Shtëpinë e Bardhë, ku nënshkroi një marrëveshje të rëndësishme për Kosovën. Ndërsa më 2 dhjetor 2025, gjatë diskutimeve në një komitet të Kongresit Amerikan, kryeministri në detyrë, Albin Kurti konsiderohet se ka paraqitur problem për marrëdhëniet Kosovë-SHBA.

