Berat Rukiqi i reagon Liza Gashit: Qaq shumë pare paska pasur Kosova këto 4 vjet, sa 200 mijë qytetarë janë detyru me ikë

Prishtinë | 03 Dhj 2025 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Berat Rukiqi i LDK-së ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministres në detyrë e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi deklaroi se qytetarët e Kosovës s’kanë pasë “kurrë më shumë para” sesa sot.

Në një postim në Facebook, Rukiqi tha se nëse vërtet ka pasur aq shumë para, atëherë nuk do të kishte ndodhur eksodi masiv i qytetarëve.

“Qaq shumë pare paskemi pasur në Kosovë këto 4 vitet e fundit, sa qe rreth 200,000 qytetarë janë detyru me migru. Se s’kanë ditë çka me bo me pare… janë çu e kanë ikë,” shkroi ai.

Rukiqi shtoi se qytetarët po largohen pikërisht për shkak të mungesës së perspektivës dhe kushteve ekonomike, ndërsa deklarimet për zhvillim “të hovshëm” nuk përputhen me realitetin.

“Nuk po mujna me e duru këtë zhvillim të hovshëm ekonomik në Kosovë. Q’u po ikim, po e lëshojmë Kosovën me gjet naj vend me zhvillim ekonomik ma normal,” shtoi ai.

Të ngjashme