Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetarët e zgjedhur serbë pritet të marrin detyrat në katër komunat në veri të Kosovës. Simbolet dhe flamuri i Kosovës janë vendosur edhe në sallën e Kuvendit komunal në Zubin Potok ku pritet që të merr pushtetin kryetari i ri nga Lista Serbe, Millan Radojeviq, raporton Ekonomia Online.

Flamujt e fotografia e presidentes janë prezentë edhe në tri komunat tjera në veri të Kosovës, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq e Zveçan.

Katër komunat në veri të Kosovës janë udhëhequr nga kryetarë shqiptarë që nga maji i vitit 2023, pas dorëheqjes së atyre të Listës Serbe në tënëntor 2022 në shenjë kundërshtimi me vendimet e Qeverisë së Kosovës. Sot, 5 dhjetor, ata do ta marrin pushtetin sërish në këto komuna.

Të ngjashme