Matoshi i përgjigjet Lushtakut: O nuk e ka me mua Samia, e ka mujt Ramizi në Drenicë

Prishtinë | 05 Dhj 2025 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi i ka reaguar sërish kreytarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtakut duke thënë se problemi i tij nuk është me të por për shkak se iu janë ndalë terminalet.

Postimi i plotë:

O nuk e ka me mu samia.

Ju kane ndal terminalet.

Ju kane ndal tenderat.

E ka mujt Ramizi ne Drenice.

E ka mujt Albini ne Mitrovice.

E kane mujt burrat, tash u kap me gra.

Sami, nuk me tut mu e as nuk nuk lidhna per kerpeshi une, qysh i sheh ti grate.

Ma mire o mire me shku ne Prokurori me kallxu per qato 7 ari toke qe si kishe deklaru kurre prej 2001, e tash i paske marre 630 mije euro banesa?

Problemi i Kosovës janë qeto dallavere Sami, jo gratë!

Të ngjashme