“Një pikë kthese”: Pse kjo pikturë e vitit 1768 mund të jetë lindja e vërtetë e artit modern?

Prishtinë | 07 Dhj 2025 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Çfarë është “arti modern”? Duket si pyetje e thjeshtë, por kritikët dhe historianët e artit janë përplasur për dekada me radhë pa arritur në një marrëveshje. Nuk ka as një konsensus për atë se cili veprim artistik shënon pikën e kthesës mes “tradicionales” dhe “modernes”.

Një pjesë e madhe e lidhin këtë pikë me shekullin XIX – dhe me pikturat si Dreka mbi bar (1863) nga Édouard Manet, Shiu, avulli dhe shpejtësia – Hekurudha e madhe perëndimore (1844) nga JMW Turner, dhe 3 maji 1808 (1814) nga Francisco Goya, që u përshkrua nga kritiku i artit Robert Hughes si “artisti i parë modern dhe mjeshtri i fundit i vjetër”.

Një ekspozitë e re në Galerinë Kombëtare në Londër na kujton se ekziston një tjetër pretendent për këtë titull. Bëhet fjalë për një pikturë që përmban disa nga përbërësit kyç të artit modern, dekada përpara kohës së vet: Një eksperiment mbi zogun në pompën e vakumit (1768) nga Joseph Wright i Derbit.

Ajo paraqet një eksperiment shkencor. Oksigjeni nxirret nga një enë qelqi që përmban një kakadu të bardhë. Spektatorët, të mbështjellë në errësirën anësore, janë të magjepsur nga drama për jetë a vdekje që po shpaloset para syve të tyre. Wrighti e ka ndërtuar skenën si reaksion zinxhir, me një ngjarje vendimtare në qendër që përçon valë emocionesh te të pranishmit.

Të ngjashme