Tre persona janë lënduar sot rreth orës 17:00 në një aksident në fshatin Leshan të Pejës.
Njëri nga ta ka pësuar lëndime më të rënda, ndërsa të gjithë janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Pejës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Hetuesit e aksidenteve po e shqyrtojnë ngjarjen në vendin e aksidentit, njofton zëdhënësi i policisë Fadil Gashi.
“Sipas informacioneve, ata janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e aksidenteve që e hetojnë rastin”, deklaroi Gashi.