Të kamufluar në një qese, parandalohet futja e dy telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Prishtinë | 08 Dhj 2025 | 20:24 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka parandaluar futjen e kontrabandës, gjatë kontrolleve në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Siç njofton SHKK, gjatë inspektimit brenda perimetrit të institucionit është gjetur një qese e dyshimtë, brenda së cilës ishin të fshehur në mënyrë të kamufluar një Samsung, një mini-telefon dhe një kabëll mbushës.

Për rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa pajisjet e gjetura janë sekuestruar. Në të njëjtën kohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat.

Të ngjashme