Një person është arrestuar pasi që dyshohet se frikësoi një qytetar për një rast të fajdes në Prishtinë. Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.
“Gjatë një pune hetimore në lidhje me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili kishte frikësuar viktimën mashkull kosovar në lidhje me një rast të fajdesë që viktima e kishte raportuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.