Memli Krasniqi për Konventën e PDK-së: Kosova ka nevojë për një fillim të ri

Prishtinë | 10 Dhj 2025 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se sot në konventën e PDK-së, u u paraqit vizioni se në cilën rrugë duhet të ecë vendi ynë

Ai tha se Kosova ka nevojë për një fillim të ri dhe ky fillim nis me bashkim, me unitet politik e shoqëror.

“Bashkë. Përpara. Me Bedri Hamzën! Sot, në Konventën e Partisë Demokratike të Kosovës, u paraqit qartë vizioni se në cilën rrugë duhet të ecë vendi ynë. Kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, shpalosi një plan konkret, serioz dhe të domosdoshëm për ta kthyer stabilitetin dhe shpresën në çdo familje”.

“Kosova ka nevojë për një fillim të ri. Dhe ky fillim nis me bashkim, me unitet politik e shoqëror, me fokus te problemet reale të qytetarëve dhe me vendime që e çojnë vendin para, jo pas. Ky është momenti për të ecur – Bashkë. Përpara”, tha Krasniqi.

Të ngjashme