Rama përgëzon Brahon pas zgjedhjes së tij si drejtues i SPAK-ut

Prishtinë | 11 Dhj 2025 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka uruar Klodjan Brahon, i cili është zgjedhur në pozitën e drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Përmes një postimi në X, Rama tha po ashtu se SPAK-u do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet.

“Punë të mbarë drejtuesit të ri të SPAK-ut, i cili u zgjodh sot mes katër kandidatësh për të çuar më tej punët e mandatit të tretë të institucionit, duke marrë stafetën nga drejtuesi aktual, që meriton përgëzime për arritjet e pamohueshme të SPAK-ut në tre vitet e drejtimit të tij. SPAK ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen e palëkundur të shumicës sonë qeverisëse, për të përmbushur në pavarësi e kushte optimale misionin e vet”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme