Shkodra përgatitet për Muzeun e Lundrimit dhe sheshin e ri të eventeve

Prishtinë | 12 Dhj 2025 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Punimet për Muzeun e Lundrimit në Shkodër dhe sheshin e ri të eventeve vijojnë me ritme intensive. Projekti synon të sjellë një hapësirë moderne për qytetarët dhe vizitorët, duke kombinuar kulturën, historinë dhe traditën e lundrimit me zhvillimin urban.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm pamje nga projekti, duke theksuar se ky është një kompleks modern që do t’u ofrojë qytetarëve dhe vizitorëve mundësinë të njohin historinë, kulturën dhe lidhjen e qytetit me traditën e lundrimit.

Kryebashkiaku Benet Beci e përshkruan këtë hapësirë si një element që do t’i japë Shkodrës identitet evropian, ndërsa përfundimi i punimeve pritet në qershor 2026, duke e kthyer hyrjen e qytetit në një zonë tërheqëse dhe moderne.

Të ngjashme