U kritikua slogani “Mos lësho pe”, por është zëdhënësi i lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i cili ka hedhur një video të liderit të kësaj partie, njëherit Kryeministrit në detyrë Albin Kurti ku shihet duke u përshëndetur me një grua të moshuar e që e cila ia puth dhe dorën.
Ajo dëgjohet duke e porositur mos të lëshoj pe.
“Djali i krejt nënave të Kosovës. Albin veç dy fjalë me të porosit. Mos lësho pe, aman. Krejt dalim edhe unë e para kam me dalë”, thotë e moshuara.
Ndërsa Manxhuka shkruar se te shqiptarët historia është plot vuajtje dhe krenari.
“Te shqiptarët historia është plot vuajtje dhe krenari. Kjo histori ka mbartur me vete edhe shumë kërkesa, nevoja. E këto përcillen brez pas brezi përmes fjalëve. Historia dhe fjalët janë të popullit që marshon drejt së ardhmes, progresit. Sot”, ka shkruar Manxhuka.