Hyri ilegalisht në Itali dhe ngriti bazë trafiku kokaine në bodrumin e lokalit, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Prishtinë | 14 Dhj 2025 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Policia italiane arrestoi një 22-vjeçar në Piacenza, që kishte hyrë ilegalisht në vend dhe kryente trafik droge.

Ai u kap duke shitur kokainë në zonën e Via Ottolenghi. Gjatë operacionit, oficerë të veshur civilë dëshmuan një pazar të dyshuar droge me një grua italiane.

I arrestuar dhe i kontrolluar, i riu u gjet në posedim të 27 dozave kokainë, me peshë afërsisht 12 gramë, si dhe 300 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafiku i drogës.

Hetimi u zgjerua më pas në një bodrum të vënë në dispozicion të 22-vjeçarit nga një përdorues italian, i cili u gjet të ishte pronar i lokalit. Brenda, u gjetën materiale për peshimin dhe paketimin e drogës, të përdorura për të ruajtur dozat.

Droga dhe të gjitha lëndët narkotike dhe materialet e tjera të gjetura u sekuestruan.

I riu shqiptar u dërgua në qelitë e burgut të Piacenzës, në pritje të një gjykimi të shkurtuar, kurse italiani që i lëshoi ambientet për aktivitet kriminal, po hetohet në gjendje të lirë, shkruajnë mediat italiane.

Të ngjashme