Haliti thirrje Osmani: Presidente, luaje rolin kushtetues

Prishtinë | 16 Dhj 2025 | 12:37 | Nga Ekonomia Online

Xhavit Haliti nga PDK i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që ta luaj rolin kushtetues. Ky koment i Halitit vie pasi që nga Presidenca kanë njoftuar për një takim që Presidentja do ta mbajë me mërgimtarët më 26 dhjetor.

“Presidentja Vjosa Osmani, edhe publikisht, paska vendosur të bëhet pjesë e fushatës zgjedhore. Takimet me mërgimtarët janë gjithmonë të mirëseardhura, si në Kosovë ashtu edhe në perëndim, por shtrohet pyetja: pse pikërisht tani në kohë fushate, faktikisht në prag të zgjedhjeve? Presidente, luaje rolin kushtetues”, ka shkruar Haliti.

Të ngjashme