Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte me mjegull.
“Zvogëloni shpejtësinë, mbani distancë të sigurt mes automjeteve dhe përdorni dritat adekuate për dukshmëri më të mirë”.
Njoftimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Ju apelojmë për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në kushte me mjegull. Zvogëloni shpejtësinë, mbani distancë të sigurt mes automjeteve dhe përdorni dritat adekuate për dukshmëri më të mirë.
Respektimi i rregullave të komunikacionit ndihmon në parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë suaj dhe të të tjerëve në rrugë.
Udhëtoni me kujdes.