Apo po doni me punu për me ba jetën ma të mirë, që njerëzit mos me vazhdu me u largu prej Kosovës se nuk po munden më me e përballu koston e jetësës?
A po doni me vazhdu me pagu çmime astronomike në markete, e me ju shku ne qiell krediti e overdrafti, apo po doni me vendosë me investu te prodhuesit tanë, që me i pas çmimet ma të lira?
A po doni me importu energji nga jashtë me miliarda, apo me i ngritë kapacitetet e Kosovës, me çmime 5 herë ma të ulëta të energjisë?
A po doni me vazhdu me deficit tregtar në mallra, që nga rreth 2.8 miliardë euro ka shku në 6 miliardë, e nesër shkon në 10 miliardë nëse vazhdojmë kështu…
apo po doni me prodhu në Kosovë, me i stabilizu çmimet dhe me mbetë paraja në ekonominë tonë?
A po doni marrëdhënie të shëndosha me SHBA dhe BE,
apo po doni me vazhdu me mbetë dele e zezë e Kosovës?
Sanksione, pezullim të dialogut strategjik me SHBA, apo anëtarësim në BE dhe NATO dhe marrëdhënie të mira me sponsorët e pavarësisë?
A po doni me jetu në një shoqëri të përçarë nga politika,
apo doni me jetu në një shoqëri normale, me bashkim dhe kohezion social ku njerëzit kujdesen me njëri-tjetrin?
Çka po doni?
Si po doni me vazhdu?
Mezi po pres me pa sa ka mësu qytetari këto vite, sidomos në vitin 2025 të krizave e bllokadave, dhe me pa nëse din me e artikulu e kuptu interesin e vet dhe sa din dhe e don Kosovën.
Me 28 dhjetor është testi final.