Fadil Geci merr përkrahje të madhe në Piranë dhe Krushë të Madhe

Prishtinë | 26 Dhj 2025 | 16:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për deputet me numër 33, Fadil Geci, së bashku me bashkëpartiakë kanë vizituar Krushën e Madhe dhe Piranë.

Geci tha se ndaluan tek Xhavit Uka ku iu bashkua edhe djali i Ibrahim Rugovës, Ukë Rugova.

Më pas ai tha se vizituan Krushën e Madhe, ku u pritën në shtëpinë e një familje patriotike dhe mikpritëse, tek Gani Sadiku.“Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e vazhdueshme ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe në veçanti për mbështetjen ndaj kandidaturës për deputet të z. Fadil Geci, me numër kandidues 33” shkruan Geci raporton “Gazeta Blic”.

Të ngjashme