Aliu për Bedri Hamzën: Zgjedhja e duhur për një Kosovë të zhvilluar dhe plot shpresë

Prishtinë | 26 Dhj 2025 | 20:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Agim Aliu, ka shprehur mbështetjen e tij për bashkëpartiakën dhe kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

Gjatë një takimi në Bibaj me banorët e këtij fshati dhe të Dardanisë, Zllatarit, Mirosalës, Sojevës dhe Fshatit të Vjetër, Aliu theksoi entuziazmin dhe energjinë e fitores që, sipas tij, po përhapet gjithandej për një Kosovë të zhvilluar dhe plot shpresë.

Ai u shpreh i bindur se me Bedri Hamzën kryeministër dhe me kandidatët e PDK-së për deputetë, Kosova do të ecë përpara nën udhëheqjen e Partisë Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme