Kandidati për deputet nga PDK-ja, Burim Bajrami, falënderoi qytetarët për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në tubimet e partisë dhe u bëri thirrje që të mbështesin kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
Bajrami theksoi se kjo përkrahje do të ndihmojë PDK-në të qëndrojë e bashkuar dhe fituese, duke udhëhequr Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.