Policia e Kosovës njofton për pesë raste të dhunës në familje

Prishtinë | 31 Dhj 2025 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda pak ditëve, janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.

Rastet raportohen të kenë ndodhur në Obiliq, Istog, Pejë, Rahovec e Malishevë.

Ndërkohë, pesë burra u arrestuan pas marrjes së informatave për dhunë në familje.

Rastet i gjeni më poshtë:

Obiliq / Lidhur me rastin me 30.12.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Istog / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Nga viktima është sekuestruar një qese me substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Pejë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka ofenduar dhe kanosur bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rahovec / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar në Spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Malishevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme