Kurti: Votuam, fituam, festuam

Prishtinë | 31 Dhj 2025 | 10:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar dhe falënderuar mbështetësit e tij, duke theksuar se votuan, fituan dhe festuan.

Në rrjetin social “Facebook”, ai ka shpërnda fotografi nga fushata.

“Votuam. Fituam. Festuam. Urime dhe ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Gëzuar!”, ka shkruar Kurti.

Nga zgjedhjet e 28 dhjetorit, nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje mori 49,34 për qind, apo 433,394 vota.

Ndërsa vet Kurti ka “rrëmbyer” 246 mijë e144 vota.

Të ngjashme