Qeveria në detyrë mban mbledhjen e fundit për këtë vit, miraton tri vendime

Prishtinë | 31 Dhj 2025 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhje elektronike në të cilin ka miratuar disa pika.

Në njoftimin e ZKM-së bëhet e ditur se qeveria ka miratuar:

“Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtare të Arteve;

Miratuar Rregulloren për Programin, Përmbajtjen, Mënyrën dhe Procedurat e Organizimit, Trajnimit Profesional për Zyrtarë Arkivorë;

Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme