Dita e parë e vitit 2026 nis me acar

Prishtinë | 01 Jan 2026 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Dita e parë e vitit 2026 fillon e kthjellët dhe me acar të fortë polar. Dita vijon kryesisht me diell dhe vetëm në disa vise priten vranësira lokale. Në mëngjes temperatura pritet të zbres deri në -12 gradë Celsius, kurse gjatë ditës në disa rajone temperatura do të kalojë në “plus” deri në 3 apo 4 gradë Celsius.

Të Premten vranësira të pasura me lagështi do të përfshijnë Shqipërinë dhe Malin e Zi. Mbetjet e ajrit të ftohtë polar do të kushtëzojnë që reshje në shumë zona të jenë në formë dëbore, por jo në të gjitha. Pastaj, vranësira nga Dukagjini përfshijnë edhe pjesë tjera të Kosovës.

Fillimisht vende-vende priten reshje shqote e bore, por temperaturat rriten dhe pastaj priten reshje lokale shiu. Në viset malore reshje bore.

Fundjava vjen paksa më e ngrohtë, por e vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu.

Të ngjashme