Vdes shkrimtari Rushit Ramabaja

Prishtinë | 03 Jan 2026 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Shkrimtari Rushit Ramabaja është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nesër do të organizojë mbledhje komemorative  në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës nga ora 12:00 teksa homazhet nisin një orë më herët.

“Rushit Ramabaja ishte një zë i veçantë i letërsisë shqipe, intelektual i përkushtuar dhe kontribuues i palodhur në jetën kulturore”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.

“Vepra dhe mendimi i tij do të mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë kolektive”.

Ramabaja mban autorësinë e veprave, “Mareci i Shpresës së Mirë”, “Kangjella e Damastionit”, “Një gomar në Parlament”.

Të ngjashme