Autobusi godet për vdekje një 46-vjeçar në Tiranë

Prishtinë | 04 Jan 2026 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga autobusi te “Ura e Peshkatarit” në Tiranë.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast, është arrestuar ngasësi i autobusit.

“Një 56-vjeçar është arrestuar, pasi në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Peshkatarit” autobusi që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin, 46 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Të ngjashme