Rahoveci fillon regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet

Prishtinë | 08 Jan 2026 | 13:14 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Rahovecit ka filluar me regjistrimin dhe vlerësimin e dëmeve nga reshjet e shiut. Komuna ka bërë thirrje qytetarëve të prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësim.

Njoftimi i plotë:

FILLON REGJISTRIMI DHE VLERËSIMI I DËMEVE NGA RESHJET

Ftohen të gjithë qytetarët që janë prekur nga përmbytjet të paraqesin kërkesën e tyre te komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në administratën komunale të Rahovecit, më së largu deri më 14 janar 2026.

Pas paraqitjes së kërkesës, komisioni komunal do t’ju kontaktojë dhe ekipi përkatës do të dalë në terren për të bërë vlerësimin e dëmeve.

Dokumentet e nevojshme që duhet të dorëzohen:

▪️Kërkesa (t’i bashkëngjiten edhe fotografitë me ngjyra);

▪️Kopja e letërnjoftimit;

▪️Konfirmimi i llogarisë bankare.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

Të ngjashme