Si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut, magjistralja Prishtinë–Ferizaj është bllokuar për qarkullim, raporton Ekonomia Online.
Paraditen e kësaj të shtunë Policia e Kosovës njoftoi për bllokimin e këtij segmenti, e po ashtu të ditur e ka bërë edhe ushtruesi i detyrës së Ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi.
“Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçjeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi. Ekipet tona janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës”, shkroi Durmishi.


