Kendall Jenner: Nuk kam bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrë

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kendall Jenner ka folur rreth supozimeve për kirurgjinë plastike, megjithatë fansat nuk i besuan.

Super-modelja ka deklaruar se nuk ka bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrën e saj.

“Nuk do të qëndroj këtu për të bindur dikë që nuk kam bërë ndërhyrje. Ka një botë të tërë në internet që mendon se kam bërë një rindërtim të plotë të fytyrës”, tha ajo për podcast-in In Your Dreams.

“Unë jam këtu vetëm për të thënë të vërtetën, e cila është fakti se nuk kam bërë kurrë kirurgji plastike në fytyrë. Asgjë. Nuk kam bërë kurrë ndërhyrje”.

Kur moderatori Owen Thiele e sfidoi duke thënë se po “gënjente”, Kendall iu përgjigj: “Betohem në Zoti. Jo. Kam bërë vetëm dy raunde të baby Botox në ballë. Kjo është e gjithë gjëja që kam injektuar ndonjëherë”.

Ajo gjithashtu iu përgjigj thashethemeve të gjatë mbi operacionin e hundës.

“Do t’i besoja teorive po të mos isha unë vetë,” pranoi ajo. “Shikoj fotografi të vjetra dhe them, ‘Prit, duket sikur kam bërë operacion në hundë’”.

“Betohem në Zot, mbi gjithçka që dua, nuk kam bërë kurrë operacion në hundë”.

Të ngjashme