A e pranon Lushaku-Sadriu idenë që Abdixhiku të jap dorëheqje pas rezultatit të 28 dhjetorit?

Prishtinë | 13 Jan 2026 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Jehona Lushaku-Sadriu ka thënë se Kryesia do të thirret në bazë të statutit, e që më pas do të caktojnë edhe datën për mbledhjen e Kuvendit të kësaj partie, por megjithatë thotë se LDK njihet për demokraci e debat të brendshëm, raporton Ekonomia Online.

 “E besoj që në bazë të statuti ne do të thërrasim edhe mbledhjen e kryesisë edhe aty do të bëhet e ditur ky diskutim dhe do ta caktojmë një datë për Kuvend”, tha ajo.

E pyetur nëse do te pranojnë dorëheqjen e Abdixhikut ajo e lë përgjegjësinë tek siç e quan ajo një debat i brendshëm që kultivohet dhe mbahet gjallë gjithmonë.

 “Kjo është kompetencë absolutisht e secilit anëtarë të Kryesisë edhe besoj që LDK njihet për një debat të brendshëm, për një demokraci të brendshme dhe është tepër e shëndosh që ky debat të kultivohet dhe të mbahet gjallë gjithmonë”, tha ajo.

Të ngjashme