Sipas të dhënave të mbledhura nga organizata amerikane Human Rights Activists News Agency (HRANA), numri i protestuesve që raportohet se kanë vdekur në protestat në Iran është rritur ndjeshëm gjatë dy ditëve të fundit.
Të hënën, sipas HRANA-s, numri i protestuesve të vrarë në pak më shumë se dy javë demonstratash kaloi 500.
Dje, ky numër u rrit në 1,850, dhe disa orë më vonë arriti mbi 2,400. Krahasuar me periudha të tjera trazirash, ky është numri më i lartë i viktimave në vend gjatë protestave në dekada.
HRANA i ka thënë CNN-it se shifrat e saj bazohen vetëm në rastet që ka arritur të identifikojë dhe verifikojë. Por meqenëse Irani është kryesisht offline për shkak të një bllokimi të vendosur nga shteti në komunikime, numri aktual mund të jetë edhe më i lartë. CNN nuk është në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur numrin e viktimave apo të arrestimeve të raportuara nga HRANA.
Irani ende nuk ka marrë përgjegjësi ose nuk ka pranuar se ka vrarë protestues, duke pretenduar se protestuesit janë vrarë nga “trazues” të punësuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara.