Ish-gjyqtarja e Gjykatës Kushtetues, Gjylieta Mushkolaj , nuk pret vonesë në krijimin e institucioneve të reja.
Ajo ka bërë me dije se institucionet duhet të krijohen shpejt.
Gjatë në interviste në emisionin “60 Minuta” në KTV, ajo ka thënë se procedurat për numërimin e votave janë të shpejta.
“Edhe deri në mesin e shkurtit, por procedurat që parashikohen me Ligjin për Zgjedhjet janë tejet të shkurtra, i gjithë procesi shkon shpejt. Nuk duhet të harrojmë se në krye të secilit institucion kemi përfaqësuesit e partive politike që janë të betuar të veprojnë në interesin më të mirë të Kosovës. Vonesa nuk mund të ketë sepse po bëhet rinumërim teknik nga zyrtarë të emëruar nga institucioni, të cilët nuk e kanë një numër kushedi çfarë për shkak të vetë madhësisë së shtetit. Procedurat janë tejet të shpejta, kështu që institucionet mund të formohen relativisht shpejt”, ka deklaruar ajo.