Zyrtari i PDK-së refuzon t’i komentojë deklarimet e Vjosa Osmanit: Populli ia tregoi vendin

Prishtinë | 20 Nën 2026 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Betim Gjoshi, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar Vjosa Osmanin, duke vlerësuar se kjo e fundit ‘’jeton në skenën politike mbi bazën e përçarjes dhe urrejtjes’’.

Gjoshi ka thënë edhe se ‘’pesha politike’’ e Osmanit sot ‘’është jashtëzakonisht e papërfillshme’’.

“Është tepru që njerëzit në skenën politike të qëndrojnë duke jetu mbi bazën e përçarjeve, urrejtjes, dhe një nga ata persona është zonja Osmani, të cilës, edhe qytetari ia ka tregu vendin, me tregu drejtë është një zë i humbun i izoluar të cilin nuk kisha dashtë as me komentu më shumë’’, ka deklaruar Gjoshi në emisionin “Frontal” në T7, 

Të ngjashme