Përfundon procesi edhe në Malishevë, rinumërohet gati gjysma e vendvotimeve

Prishtinë | 22 Jan 2026 | 20:31 | Nga Ekonomia Online

Të enjtën në mbrëmje, procesi i rinumërimit të vendvotimeve i është afruar gati gjysmës së vendvotimeve.

Komuna e radhës, për të cilën është përmbyllur rinumërimi, është komuna e Malishevës, derisa numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara i është afruar gjysmës.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 22 janar 2026, ora 19:30) janë rinumëruar mbi 45% apo 1,162 nga 2,557 vendvotime”, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas këtyre të dhënave, rinumërimi është përmbyllur për vendvotimet e 12 komunave, si: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zveçan, Malishevë dhe Junik.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në prag të përfundimit të rinumërimit janë edhe komunat: Zubin Potok, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Të ngjashme