Dyshimet për manipulim votash, Policia konfirmon operacionin në Prizren

Prishtinë | 23 Jan 2026 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

“Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni në përfundim të tij”, tha për Klankosova.tv zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti.

Më shumë se 100 zyrtarë të angazhuar nga KQZ për zgjedhjet e 28 dhjetorit janë cak i këtij aksioni hetimor.

Të ngjashme