Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka reaguar ndaj raportimeve të fundit në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe të pabazuara.
Sipas njoftimit zyrtar për opinionin publik, aktualisht në institucionet korrektuese të Kosovës janë në mbajtje gjithsej 1 mijë e 758 të burgosur.
Ndërkohë, SHKK ka bërë të ditur se kapacitetet aktuale lejojnë edhe rreth 800 shtretër të lirë, çka sipas këtij institucioni dëshmon se nuk ka mungesë hapësirash për pranimin e rasteve të reja.
“Pas informacioneve që po qarkullojnë në disa media lidhur me mungesën e kapaciteteve në institucionet korrektuese, njoftojmë opinionin publik se në institucionet korrektuese të Shërbimit Korrektues të Kosovës aktualisht janë në mbajtje gjithsej 1758 të burgosur.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kapacitete 𝘁𝗲̈ 𝗹𝗶𝗿𝗮 𝗿𝗿𝗲𝘁𝗵 𝟴𝟬𝟬 𝘀𝗵𝘁𝗿𝗲𝘁𝗲̈𝗿, prandaj pretendimet për mungesë kapacitetesh nuk qëndrojnë. Institucionet korrektuese kanë hapësira të mjaftueshme për pranimin e rasteve të reja.
Ky njoftim bëhet me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik dhe parandalimit të keqinformimit.
Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Policia e Republikës së Kosovës kanë marrëveshje mirëkuptimi për bashkëveprim institucional, në kuadër të së cilës, varësisht nga situatat e krijuara, mund të shfrytëzohen përkohësisht objektet e njëra-tjetrës”, thuhet në reagim.