Zëvendësshefja e stafit të kabinetit të presidentes, Learta Hollaj ka njoftuar se Presidentja Vjosa Osmani është dakorduar me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë.
Në një postim në Facebook, Hollaj tha se punimet kanë filluar për realizimin e projektit.
Njoftimi i plotë.
Jemi shumë të lumtur që dakordimi i Presidentes Vjosa Osmani me Emiratet e Bashkuara Arabe për ndërtimin e spitalit të ri të gjinekologjisë po bëhet realitet. Ministria e Shëndetësisë, SHSKUK dhe institucionet relevante të Emirateve të Bashkuara Arabe janë duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë.
Një falënderim i veçantë për Lartmadhërinë e Tij, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, President i Emirateve të Bashkuara Arabe, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e çmuar.