Demiri për arrestimin e djalit: Nuk e di nëse është i arrestuar, por është në proces

Prishtinë | 23 Jan 2026 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Është raportuar sot se në mesin e të arrestuarve nga aksioni i sotëm i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren është edhe Alaudin Demiri, djali i Rasim Demirit.

Indeksonline e ka kontaktuar Rasim Demirin lidhur me këtë rast.

“Nuk osht qashtu. Drejtësia ka me e tregu fjalën e vet. Nuk e di nëse osht i arrestum, por është në proces” ka thënë Rasim Demiri

Rasim Demiri është përfaqësues i Koalicionit Vakat, koalicion ky i përbërë nga disa parti të boshnjakëve në Kosovë.

Të ngjashme