109 persona ndalohen për falsifikim të rezultatit të zgjedhjeve
Gjatë aksionit të sotëm në Komunën e Prizrenit 109 persona janë ndaluar për veprat penale të falsifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërsa kanë ftuar për intervistim 121, persona, kurse pesë apo gjashtë të tjerë janë liruar, raporton Ekonomia Online.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu tha se gjatë ditës së sotme kanë pasë raste kur dëshmitarët kanë qenë bashkëpunues, dhe situata kur iu janë treguar se si kanë pasë presione.
“Katër prokurorë të Departamentit të Krimeve të Rënda janë marrë me proceset dhe kanë dalë nëpër stacione policore dhe kanë lëshuar 109 vendime për ndalim. I kemi 109 të ndaluar për vepra penale të falsifikimit të rezultateve zgjedhore, presione dhe kanosje, si dhe për dhënie e marrje të ryshfetit. Pra, sot kemi pasur situata kur kemi fituar edhe dëshmitarë bashkëpunues, kemi pasur situata kur na kanë treguar se si kanë ardhur presione, por edhe na kanë treguar”, tha ai.
Kryeziu ka qenë i qartë se secili që guxon të fusë duart në votën e qytetarëve do të ballafaqohet me ligjin.
“Ky hetim ka qenë i mirë planifikuar edhe me koordinatoren nacionale të zgjedhur, Laura Pula, dhe me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj. Qëllimi ynë, përveç misionit dhe obligimit ligjor për ta shtruar ligjshmërinë në çdo rast kur cenohet, është edhe preventiva gjenerale. Duhet ta dimë nga ky moment dhe nga kjo datë se kushdo që guxon t’i fusë duart në vullnetin e qytetarëve do të ballafaqohet me forcën e ligjit, njëjtë siç janë duke u ballafaquar sot një pjesë e madhe, siç patjetër do të ballafaqohen edhe shumë të tjerë, sepse nuk përfundon me këtë numër të sotëm”, tregoi ai.
Ai tregoi sa persona janë ndaluar.
“Në ditën e sotme kemi ftuar 121, prej tyre 121 një pjesë e tyre nuk janë por një pjesë e tyre janë të pafajshme. Ne nuk jemi të interesuar me ata të pafajshmit të merremi, mirëpo jemi të interesuar aty ku ka prova të veprojmë. Kështu që, është një pjesë që kemi vepruar ndaj atyre që kanë qenë të identifikuar ndërsa jemi duke punuar në identifikim edhe të personave të tjerë, në pozicione të ndryshme. Por janë kryesisht komisonerë”, tregoi Kryeziu.
Gjastë aksionit janë liruar pesë ose gjashtë persona, ndërsa disa nuk i janëpërgjigjur ftesës.
“Numri që janë liruar shkon në 5 ose gjashtë kurse 109 janë ndaluar. Ka edhe prej tyre që nuk i janë përgjigjur ftesës por në këtë drejtim nuk kemi ne prova që i kemi ftuar se ka një pjesë që gjinden jashtë vendit”, tha ai.
