Vdes ish-luftëtari i UÇK-së dhe anëtari i AAK-së, ngushëllon Haradinaj

Prishtinë | 23 Jan 2026 | 17:43 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka njoftuar për vdekjen e ish-luftëtarit të UÇK-së dhe bashkëpartiakut të tij, Menduh Brava.

“Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Menduh Bravës. I ndjeri, gjatë luftës për liri, i shërbeu me nder atdheut si zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 të UÇK-së, ndërsa pas luftës ishte kryetar i OVL-UÇK-së në Han të Elezit. Kisha nderin të rrugëtojmë bashkë edhe politikisht, në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat për asamble nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”.

Haradinaj tha se Brava do të kujtohet përherë “për përkushtimin e tij të palëkundur në rrugëtimin tonë për liri dhe shtet”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Brava, miqve dhe gjithë aktivistëve tanë në Han të Elezit. U prehsh në paqe, Menduh!”.

Të ngjashme