Kryeveteranja amerikane vjen në Kosovë – viziton OVL-UÇK-në

Prishtinë | 23 Jan 2026 | 18:05 | Nga Ekonomia Online

Carol Whitmore, Komandante e Përgjithshme e Veteranëve Amerikanë, e shoqëruar nga. Ryan Gallucci, Drejtor Ekzekutiv i Zyrës së kësaj organizate në Uashington i ka shkuar sot për vizitë OVL UÇK-së.

Siç bëjnë të ditur nga kjo organizatë, gjatë takimit, diskutimet janë përqendruar në rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të veteranëve, rolin e veteranëve në ruajtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe përvojat e përbashkëta në shërbim të paqes dhe stabilitetit.

Si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për angazhimin dhe mbështetjen e saj ndaj Kosovës, Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, i ndau Whitmore një mirënjohje.

“Takimi u mbajt në frymë respekti dhe miqësie të ndërsjellë, duke riafirmuar lidhjet e vazhdueshme ndërmjet veteranëve të UÇK-së dhe veteranëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate

Të ngjashme