Interesim i ‘jashtëzakonshëm’ për Vedat Muriqin nga “të gjitha anët”

Prishtinë | 23 Jan 2026 | 18:51 | Nga Ekonomia Online

Vedat Muriqi po shkëlqen në këtë sezon në La Liga me Mallorcan.

Ai ka shënuar 14 gola deri më tani në këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll.

Kështu, shumë skuadra të mëdha evropiane dhe jo vetëm, kanë shprehur interesim të madh për sulmuesin dardan, sipas “Transfermarkt”.

Interesim të madh kanë shfaqur nga Turqia, me Galatasarayn dhe Fenerbahçen që i janë vënë pas.

Përveç skuadrave turqe, interesim është shfaqur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Arabia Saudite.

Mallorca e vlerëson kartonin e tij pothuajse 12 milionë euro, me Muriqin që ka kontratë deri më 2029 me klubin nga ishulli.

Të ngjashme