Është arrestuar një person në Gjilan, për të cilin dyshohet se ishte i përfshirë në disa raste të vjedhjes.
Policia ka njoftuar se ai është arrestuar mëngjesin e hershëm të së dielës, e ku me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pas një pune hetimore është arrestuar i dyshuari kosovar i cili dyshohet se kishte qenë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.