I akuzuari Naim Murseli ka deklaruar në fund të dëshmisë së tij në seancën gjyqësore se nuk ka paguar, porositur apo ndihmuar Granit Plavën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, duke insistuar se në momentin kritik ka qenë rreth 20 deri në 30 metra larg veturës, raporton Ekonomia Online.
Në dy paragrafët hyrës, gjykata dëgjoi përfundimin e dëshmisë së të akuzuarit, ndërsa seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdojë më 11 shkurt.
“Kur kam shkuar në shtëpi kam qëndruar me Leonardin, vëllain e tij Davled, djalin ea xhës së tyre. Unë nuk kam paguar, nuk kam porositur dhe nuk e kam ndihmuar Granit Plavën me vrarë gruan time. Dhe siç thashë, ju betohem në dy fëmijët e mi se Naim Murseli nuk ka qenë në veturë kur është vrarë. Kam qenë 20-30 metra larg. Çdo gjë tjetër është shpifje. Komunikimi im me fëmijët nuk është aq i shpeshtë, arsye është se ata janë ku janë ne e kemi ditën e martë kur flasim dhe në atë kohë fëmijët janë në shkollë, nuk kam si flas me ta. Kam folur disa herë nga qendra”, tha ai.
Ai foli edhe për raportet familjare pas ngjarjes.
“Kushtrimi është i vetmi person nga familja që rri më të në Kosovë. Djalë të dajës (Kushtrimi). Nuk ekzistojnë ndonjë marrëdhënie (me familjen e Liridonës) pas kësaj që ka ndodhur, pas kësaj situate, sigurisht që këta besojnë që ka ndodh kjo që ka ndodh. I kuptoj familjen Ademaj, nuk i paragjykoj”, tha ai.
Pas përfundimit të kësaj pjese të seancës, trupi gjykues vendosi që shqyrtimi të vazhdojë më 11 shkurt.