Art Gashi dorëzohet para presionit të tifozëve, jep dorëheqje nga kryesia e KB Pejës

Prishtinë | 31 Jan 2026 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Art Gashi ka dhënë dorëheqje nga kryesia e KB GO+ Peja, duke u dorëzuar para presionit të madh të tifozëve.

Dorëheqja e tij është konfirmuar dhe njoftuar në rrjetet sociale, me faqen zyrtare të klubit që ka falënderuar Gashin për kontributin e tij të dhënë ndër vite.

“Sot, me zemër të rëndë por me mendje të qartë, kam marrë vendimin të jap dorëheqje nga roli im në KB Peja, pas rezultateve të fundit dhe edhe si përgjigje ndaj zërit të tifozëve, të cilin gjithmonë e kam respektuar”, ka thënë Art Gashi, në komunikatën e tij të lëshuar nga KB Peja në “Facebook”.

“Angazhimi i tij, dashuria për klubin dhe respekti ndaj tifozëve do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë së KB Pejës. I urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm dhe e falënderojmë për gjithçka që ka dhënë për Pejën”, shkruan klubi pejan në “Facebook”.

Art Gashi ishte pjesë e Pejës që nga viti 2011, kur ishte zgjedhur për herë të parë kryetar i klubit.

Momentalisht, GO+ Peja renditet e katërta në tabelën e Superligës së Kosovës në basketboll, me tetë fitore dhe nëntë humbje.

Të ngjashme