Një burrë në Novobërdë ka njoftuar për zhdukjen e vajzave të tij.
Sipas njoftimit në raportin policor, ai ka bërë të ditur se vajzat kanë dalë nga shtëpia më 28 janar dhe nuk janë kthyer më.
Rasti është lajmëruar më 30 janar.
“Ankuesi ka raportuar se dy vajzat e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.