Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon sot me dy ndeshje tjera interesante
Ndeshje shumë e rëndësishme do të zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Borës.
Kuqezinjtë kanë pesë fitore e 12 humbje, e në anën tjetër prishtinasit janë në formë të lartë me nëntë fitore e tetë humbje.
Xhiroja e 18-të do të mbyllet me përballjen ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.
Dy skuadrat ndodhen në formë të jashtëzakonshme me mitrovicasit që kanë nëntë fitore radhazi në elitë, kurse therandasit kanë pesë fitore radhazi në ProCredit Superligë.
Këto dy skuadra u përballën në çerekfinale të Kupës, që përfundoi me kalimin e ‘Xehetarëve’ në gjysmëfinale.
Mitrovicasit kanë 14 fitore e tri humbje, kurse therandasit tetë fitore e nëntë humbje.