Shkaktuan ortek bore, lëndohet njëri nga tre skitarët në Brezovicë

Prishtinë | 01 Shk 2026 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Një skitar është lënduar gjatë ditës së sotme në zonën “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë, pas një oretku të borës që e shkaktoi bashkë me dy të tjerë teksa po skijonin në këtë zonë e cila nuk është e lejuar për skijim.

Lajmin për Kohën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur po ashtu se Shërbimi i Shpëtimit ka arritur ta transportojë personin e lënduar te ekipet mjekësore.

“Rreth orës 12:30, tre skiatorë që po skijonin jashtë shtigjeve të lejuara në zonën “Foleja e Shqiponjës” shkaktuan një ortek të vogël, ku njëri prej tyre u lëndua lehtë në gju. Shërbimi i Shpëtimit reagoi menjëherë dhe e transportoi të lënduarin në ambulantën e Hotel Molikës, ku mori ndihmën e parë”, thuhet në njoftimin e tij.

Zëdhënësi Veseli ka theksuar se zona në fjalë njihet edhe për incidente të mëhershme andaj skijimi aty është i ndaluar.

Të ngjashme