Haxhiu kujton natën e tmerrit në Mitrovicë: Plagë e hapur dhe e vërtetë që nuk guxon të harrohet

Prishtinë | 03 Shk 2026 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja në detyrë e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kujtuar natën e tmerrit ku mizorisht u ekzekutuan 10 qytetarë shqiptarë.

Ajo shkruan se edhe pas 26 vjetësh kjo ngjarje mbetet plagë e hapur dhe e vërtetë që nuk guxon të harrohet.

“Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit 2000, në veriun e Mitrovicës, u ekzekutuan mizorisht 10 qytetarë shqiptarë, mes tyre fëmijë, gra dhe pleq. Po atë natë, 25 shqiptarë u plagosën, ndërsa brenda atij muaji 1.564 familje shqiptare, me gjithsej 11.364 anëtarë, u dëbuan me dhunë nga shtëpitë e tyre nga strukturat kriminale serbe. Sot, 26 vite më pas, kjo ngjarje mbetet plagë e hapur dhe e vërtetë që nuk guxon të harrohet”, ka shkruar Haxhiu.

Të ngjashme